“Është një nga të paktit nga i cili mësoj”, Guardiola: E bën botën e futbollit më të mirë

14 Janar 2022
17:31
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka pranuar se ai e studion kolegun e tij Thomas Tuchel.

Manchester City dhe Chelsea do të përballen këtë të shtunë në Premier League.

“Është shumë krijues. Një nga trajnerët e pakët nga i cili mësoj vazhdimisht, për t’u përmirësuar vetë si trajner. Është i shkëlqyer në çdo aspekt”, ka thënë Guardiola për Tuchel.

“E ndjek që nga koha kur drejtonte Mainz-in dhe Dortmund-in, gjithmonë më ka pëlqyer loja e skuadrave të tija. Ai e bën botën e futbollit më të mirë.

“Nesër do të përballemi me kampionët e Europës. Një skuadër e shkëlqyer”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit