“Është opsion më i mirë se Camavinga”, Guti këshillon Real-in: S’ka më lojtarë të tillë

22 Qershor 2024
16:22
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Real Madridit, Guti, ka pranuar se është një tifoz i Arda Guler.

Në të vërtetë, Guti ka thënë se do të zgjidhte turkun përpara Eduardo Camavinga në mesfushën e Real sezonin e ardhshëm.

Ai tha për El Chiringuito: “Ai është një lojtar, profili i të cilit është në rrezik të zhduket.

“Ai ka talentin e një kohe tjetër, në një kohë kemi parë më shumë lojtarë si ai, por jo sot…

“Ai është një lojtar që nuk ka fizikun që mund të kenë Valverde apo Camavinga, por ai ofron gjëra të tjera që Camavinga me siguri nuk i ka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit