“Është pak mashtrues në lojën e tij”, Griezmann reagon pas kritikave: “Nuk kuptojnë nga futbolli”

23 Mars 2024
19:40
Denis Hakanaj
back button

Polemika për deklaratat e dy ish-futbollistëve në lidhje me paraqitjet e Antoine Griezmann.

Ka ndodhur në televizionin australian, Optus Sports, kur është folur pikërisht për sulmuesin e Atletico Madrid dhe për ndikimin që ka ai në fushë përtej golave.

Për gazetarin francez Julien Laurens, është “e pamundur të mos e duash” Griezmann-in, por nuk e mendon kështu ish-portieri i Chelsea-t, Mark Schëarzer:

“Në sulm, cilësia e tij mund të krahasohet me atë të më të mirëve, por nuk kam përshtypjen se e kemi parë mjaftueshëm për ta klasifikuar mes më të mirëve”.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe ish-lojtari i Ëolves, Jay Bothroyd:

“Më pëlqen shumë të them të vërtetën, por pse nuk ka pasur sukses te një klub më i madh nëse është kaq i aftë? Kur je kaq i mirë, atëherë mund të përshtatesh.

“kur e shikoj, mendoj se vjen vërdallë nga një pozicion te tjetri. Mund të shëtisësh në fushë, por janë vrapimet me intensitet të lartë që kanë rëndësi. Mendoj se futet në zonë, pak si Berbatov, ku mund të mashtrojë pak”.

Nuk ka vonuar reagimi i sulmuesi francez, i cili ka komentuar videon e publikuar në “X” (ish-Twitter): “Nuk kuptojnë asgjë nga futbolli”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit