Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Las Palmas, që madrilenët do të luajnë të mërkurën në mrbëmje.
Ancelotti ka folur edhe për Marc Bernal, me mesfushorin e Barçës që pësoi një dëmtim serioz në gju gjatë ndeshjes kundër Rayo Vallecano-s.
Los Blancos pësuan dy dëmtime serioze në fillim të sezonit të kaluar, me Thibaut Courtois dhe Eder Militao që u dëmtuan në harkun e tri ditëve.
Alaba akoma nuk ka rikuperuar nga dëmtimi i tij në gju.
Trajneri italian shpjegoi se kjo situatë është produkt i kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve.
“Kjo është ajo që ndodh kur kalendari është shumë i ngjeshur dhe nuk ke kohë për t’u përgatitur. Duhet të zgjedhësh mes punës ose pushimeve. Dhe kur pushimet mbarojnë, vijnë 10 ose 11 muaj punë. Është shumë.
“Puna në gusht është shumë intensive dhe lojtarët mund të mos kenë përgatitjen e duhur. Është një problem për të gjithë dhe është për të ardhur keq”.