Barcelona klasike e këtij shekulli të ri është rikthyer! “La Masia” është më e dukshme se kurrë me prurjet e shumta që skuadra e parë ka tashmë nga akademia.
Balde, Cubarsi, Pedri, Gavi, Yamal, Ferman Lopez dhe Bernal janë jo thjesht produkt i klubit, por edhe lojtarë të paprekshëm në planin afatgjatë.
Ndryshe nga Real Madrid, me lojtarë të kombësive të ndryshme, Barcelona po bëhet 80% spanjolle, me lojtarë vendës, që shton edhe më shumë tiparet e strategjisë tipike katalanase ndër vite.
Barcelona po mendon për sezonin e ardhshëm që tani, sepse planet duhen përgatitur një vit përpara. Deco do të bëjë vetëm dy ndërhyrje në merkato, një në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe një në mesfushë (roli 6).
Sigurisht, këtu nuk përfshihet plani për zëvendësimin e portierit Ter Stegen.