Trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, i ka thurur elozhe superyllit të Barcelona-s, Lamine Yamal, pasi goli i tij i dha gjigantëve katalanas një fitore 2-1 ndaj baskëve të shtunën.
60-vjeçari pohoi se ai pa nuancat e legjendës së Barçës, Lionel Messi, tek produkti i La Masia, duke thënë se Yamal mund të ‘kalojë këdo që ka përpara’.
Pas ndeshjes, Valverde u pyet për yllin e ri të Barçës. Trajneri bëri krahasime mes 17-vjeçarit dhe Messit, duke thënë:
“Lamine Yamal. Ai është si Messi. A më befason? Jo. Të gjithë e dinë se sa i mirë është ai. Ai mund të kalojë këdo që ka përpara”.