“Është skandali më i madh në historinë e Champions-it, që kur funksionon VAR-i”

5 Tetor 2022
8:15
Alfred Lleshi
back button

Prestigjiozja sportive spanjolle “Marca” e ka konsideruar skandalin më të madh në historinë e Ligës së Kampionëve që kur është vendosur VAR-i atë që ndodhi mbrëmë në Inter-Barcelona. Ja shkrimi i saj:

“Barça dhe Atlético Madrid humbën në një ditë fatale për futbollin spanjoll në Champions League. Rojiblancos nuk morën asnjë “plaçkë” në fushën e Brugge, ndërsa azulgranat nuk arritën as një barazim ndaj Interit.

Loja për skuadrën e drejtuar nga Xavi Hernández u shënjua nga një dorë e dukshme e Dumfries në një lëvizje në të cilën të gjithë kërkuan penallti, por që në mënyrë të pashpjegueshme, arbitri i ndeshjes e la të pandëshkuar.

“Është skandali më i madh në historinë e Ligës së Kampionëve që kur ekziston VAR”, – tha Felipe del Campo në editorialin e tij “Natë e mirë dhe golat e mirë”.

Ne i analizojmë të gjitha këto dhe shumë më tepër në podkastin e ‘Radio MARCA’ me Pablo López, David Sánchez, Víctor Palacios, Milinko Pantic, Dani García Lara dhe Pavel Fernández”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit