“Është unik”, Leonardo beson te mrekullia: Do të shohim se çfarë do të ndodhë

17 Dhjetor 2021
16:41
Denis Hakanaj
back button

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka folur gjatë një konference për shtyp në Universitetin e Parisit edhe për merkaton.

Në lidhje me Mbappe, kontrata e të cilit është drejt skadencës, braziliani ka sqaruar:

“Kylian është i jashtëzakonshëm, e dini.

“Është një lojtar ndryshe nga të tjerët, unik. E dini çfarë duam, është e qartë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Leonardo në lidhje me mundësinë për një rinovim të kontratës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit