“Është zemëruar me mua”, Simeone paralajmëron yllin: Një ditë do të më falënderojë

7 Mars 2022
15:46
Denis Hakanaj
back button

Diego Pablo Simeone nuk është një trajner si të tjerët. Është një nga më të mirët në Europës sepse nuk mund të qëndrosh në drejtim të një klubi të madh si Atletico Madrid për më shumë se dhjetë vite pa bërë mirë. Më pas, nga ana e karakterit, është një nga ata me të cilët nuk është mirë të diskutohet shumë.

Njësoj si në kohën kur ishte futbollist, Cholo nuk tërhiqet mbrapa nëse duhet të kritikojë dikë. Edhe kur flitet për lojtarin më të kushtueshëm në historinë e klubit. Joao Felix, i cili ka shkuar në Wanda Metropolitani me etiketën Cristiano Ronaldo i ri, është një talent shumë i madh, por në kohët e fundit ka patur më shumë se një problem, duke përfunduar shpesh jashtë formacionit titullar.

I ZEMËRUAR – Deri në atë pikë sa në janar është thënë se super menaxheri i tij, Jorge Mendes, po punonte për ta larguar nga Atletico Madrid. Portugezi ka qëndruar në fund dhe fitorja e Colchoneros kundër Betis-it ka ardhur edhe falë një dygolëshi të tijin.

Aq sa ka mjaftuar për ta bërë të lumtur Simone-n, i cili ka shpjeguar për AS se puna e madhe shpërblehet dhe se futbollisti do të duhet të vazhdojë të mësohet: diskutimet nuk do të mungojnë kurrë me Diego-n.

“Të gjithë kanë nevojë për kohë dhe Joao po bën gjithçka që i kemi kërkuar: shënon, ka talent, provon të kalojë kundërshtarët, ka vizion loje dhe punon. Po bën shumë mirë. Është zemëruar dhe do të vazhdojë të zemërohet me mua, por një ditë do të më falënderojë”.

KËMBA – Nga ana tjetër, portugezi, siç ka shpjeguar pak kohë më parë për The Athletic, ka bërë diçka që Simeone do ta ketë vlerësuar shumë: ka luajtur pavarësisht dhimbjes.

“Këtu kam mësuar disa gjëra që është vështirë t’i mësosh diku tjetër. Për shembull, lëvizjet pa top. Mendoj se jam përmirësuar shumë. Jam përmirësuar edhe në mbajtjen e topit dhe shpërthimit. Nuk e di pse në këtë sezon gjërat kanë shkuar kështu, deri tani”, ka thënë Felix.

“Sezonin e kaluar e kam nisur mirë, më pas gjithçka është komplikuar. Jam dëmtuar dhe kam luajtur për gjashtë muaj me një frakturë në këmbë. Njerëzit nuk e dinin, e kanë mësuar vetëm pas ndërhyrjes kirurgjikale që kam bërë pas Europianit. Ka qenë një zgjedhje e imja të luaj kështu, për të ndihmuar skuadrën dhe nuk jam penduar”.

Dhe tani… ‘babai’ Cholo është i gëzuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit