Në prag të gjysmëfinales së Botërorit 2026 mes Francës dhe Spanjës, Samuel Eto’o e mbushi me elozhe Kylian Mbappe, duke vlerësuar rolin e kapitenit të “Les Bleus” brenda dhe jashtë fushës.
Në një intervistë për “Le Parisien”, ish-sulmuesi kamerunas deklaroi: “Vetëm 27 vjeç, por ka shënjuar tashmë disa breza dhe e ka shkruar emrin mes protagonistëve më të mëdhenj të historisë së futbollit. Kylian Mbappe është fenomen”.
Eto’o theksoi se rëndësia e sulmuesit francez shkon përtej golave: “Kundërshtarët e kanë frikë, sepse e dinë se ai mund ta ndryshojë rrjedhën e një ndeshjeje në çdo moment”.
Sipas legjendës kamerunase, Mbappe ende nuk e ka marrë vlerësimin që meriton: “Çfarë duhet të bëjë ende Kylian Mbappe që të njihet plotësisht si lojtari më i mirë francez i brezit të tij, ose madje si një nga futbollistët më të mëdhenj francezë të historisë?”
Mbappe do të ketë edhe një herë detyrën ta udhëheqë Francën drejt finales së Botërorit në sfidën vendimtare ndaj Spanjës.







