Etrit Berisha “djeg” serbin dhe i hap rrugën Strakoshës. Porta e Torinos mund të jetë e tëra… kuqezi!

5 Prill 2022
9:39
Alfred Lleshi
back button

Parakalimi është i plotë, Etrit Berisha ka mposhtur konkurrencën e serbit Vanja Milinkoviç-Savic. “Po bën mirë, tani është titullar”, – ka konfirmuar Ivan Juric pas fitores në Salerno, me shqiptarin që ishte protagonisti i madh i “granatave” në fitoren 0-1.

“Gardiani” ynë kuqezi e kyçi portën e tij me dy pritje të mëdha, njëra ndaj Verdit dhe tjetra ndaj Edersonit. Zgjedhja e portës në fundin e sezonit, pra, do të jetë Berisha, i cili ka fituar besimin e Juric në fushë.

Pas gabimit në Genoa, që iu dha fitoren kuqebluve para pushimit të kombëtareve, Berisha e shpagoi menjëherë veten në Arechi dhe ofroi një performancë në të njëjtin nivel me atë ndaj Interit. Në çdo rast, megjithatë, reflektimet kanë filluar tashmë nëpërmjet drejtuesve për sezonin e ardhshëm.

Aq më tepër tani që qëllimi është arritur në kampionat, ndaj planifikimi mund të fillojë shumë përpara. Vlerësimet do të nisin nga porta për Torinon, me Vanya që duket se ka vështirësi për një pozicion titullari.

“Granatat” do të nisin kërkimet për një portier tjetër, teksa Alessio Cragno mbetet një nga profilet më të njohura. Cagliari e vlerëson atë rreth 10 milionë euro, por në rast të rënies nga Serie A mund të detyrohet të rishikojë kërkesat.

Një tjetër tundim përfaqëson Thomas Strakosha, veçanërisht nëse rinovimi i tij me Lazion çon në “tym të zi”. Shqiptarit i skadon kontrata në qershor, ndaj transferimi si lojtar i lirë do të ishte një mundësi për t’u shfrytëzuar nga Kajro dhe Vagnati.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit