EURO 2024, Eriksson zgjedh kombëtaren favorite dhe shuan ëndrrën e Italisë

26 Maj 2024
12:37
Denis Hakanaj
back button

Sven-Goran Eriksson dyshon te shanset e Italisë në Kampionatin Europian të ardhshëm dhe lavdëroi Atalantan pas triumfit të tyre në Europa League ndaj Bayer Leverkusen.

Ish-trajneri i Lazio-s dhe Sampdoria-s do të vizitojë Stadio Olimpico-n për ndeshjen e bardhekaltërve në Serie A me Sassuolo të dielën në mbrëmje, ku do të mirëpritet nga tifozët pas njoftimit të tij të fundit për sëmundjen terminale.

Italia e Luciano Spalletti-t po përgatitet për Kampionatin Europian të ardhshëm në Gjermani, i cili fillon më 14 qershor. “Axurrët” janë në Grupin B së bashku me Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë, duke krijuar një grup të vështirë për kampionët në fuqi.

Eriksson zgjodhi të preferuarit e tij për Euro 2024.

“Anglia është favorite së bashku me Francën, të cilën e shoh si shumë të fortë. Më pëlqejnë gjithashtu Spanja dhe Gjermania, me këta të fundit që kanë avantazhin të luajnë në shtëpi”.

Eriksson ishte më pak i sigurt për shanset e Italisë.

“Shpresoj që ata të shkojnë shumë larg, unë do të bëj tifo për ju. Por sinqerisht nuk mendoj se ata mund të fitojnë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit