Mbyllen ndeshjet e grupit A dhe vendosen ekipet e kualifikuara dhe renditja finale. Gjermania mer kreun, Zvicra e dyta me 5 pike dhe Hungaria me 3. Skocia me vetem 1.
Gjermania luajti një pjesë të parë me “frena dore” duke vuajtur sidomos presingun dhe mbulimet e Zvicrës. Ishte Andrich ai qē gjeti golin me goditje të bukur nga jashtë zone por VAR anuloi për faull të Musiala.
Zvicra gjeti golin me antë Ndoye pas nje aksioni të bukur dhe asistit të Froiler, teksa po Ndoye pati shansin e golit të dytë por topi doli ngjitur me shtyllën.
Pjesa e dytë pa një Gjermani më kërkuese e cila iu afrua më shumë zonës së Zvicrës por duke mos rrezikuar aq shumë përjashto disa goditje të gabuara.
Zvicra shenoi golin e dyte me Varga por u anulua per pozicion te parregullt. Granit Xhaka iu afrua golit por Neuer qe vendosi sot rekord me 18 ndeshje ne kampionate europiane, beri mrekulli.
Gjermania gjeti golin me Fullgruk qe me koke goditi ne fund duke siguruar vendin e pare ne grup. Zvicra renditet e dyta dhe tani rrezikon te luaje me vendin e dyte ne grupin e Shqiperise, pra nje mes kuqezinjve, Italine ose Kroacine.
U mbyll sakaq ne menyre dramatike dhe me nje gol ne minuten e 10-te shtese sfida tjeter e grupit A mes Hungarise dhe Skocise, rezultat qe nuk na ndihmon ne renditjen e te tretave me te mira. Hungaria keshtu ka shanse reale per tu kualifikuar.