Pjesa e parë e Gjeorgji-Çeki, ndeshje e vlefshme për Grupin F të Euro 2024 është mbyllur 1-0 në favor të gjeorgjianëve.
Takimi që po luhet në Hamburg është zhbllokuar në fundin e pjesës së parë me një penallti të Mikautadze, pas ndërhyrjes së VAR për një prekje të topit me dorë në zonën e Çekisë.
Gjeorgi [1] – 0 Çeki – Georges Mikautadze (pen) 45+4’ – Video
Menjëherë më pas, Çekia ka pasur një rast të artë për të barazuar, por gjuajtja e Schick është ndalur nga një pritje e mrekullueshme e Mamardashvili-t.