Euro 2024: Gjyqtari i gjysmëfinales Angli-Holandë vuajti dënimin gjashtëmujor për trukim ndeshjesh! Bellingham e akuzoi dikur ashpër

8 Korrik 2024
17:26
Telesport
back button

Jude Bellingham do te “rigjendet” perballe gjyqtarit të cilin para disa kohësh e kishte akuzuar për trukime të ndeshjeve. Anglia e siguroi një vend në gjysmëfinale të Euro 2024 pasi mposhti Zvicrën në penallti të shtunën. Fillimisht serinë e golave e hapi Breel Embolo për Zvicrën, para se Bukayo Saka të shënonte për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Cole Palmer, Bellingham, Saka, Ivan Toney dhe Trent Alexander-Arnold ishin të saktë nga pika e bardhë ndërsa Jordan Pickford bëri një pritje të rëndësishme duke ndalur gjuajtjen e Manuel Akanjit.

‘Tre Luanët’ do të përballen me Holandën të cilët fituan me rikthim të rezultatit ndaj Turqisë (2-1), për një vend në gjysmëfinale.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Dortmund, shtëpia e vjetër e Bellingham, aty ku shijoi një aventurë fantastike me Borussia Dortmund para se t’i bashkohej Real Madridit në verë.

Gjatë kësaj kohe sa luante në Gjermani, Bellingham ishte dënuar me një gjobë prej 40 mijë eurosh për shkak të një komenti që bëri në drejtim të gjyqtarit Felix Zwayer, shkaku i një vendimi të diskutueshëm që kishte marrë atë kohë.

Ylli i Anglisë e mori si referencë kurdisjen e ndeshjeve për të kritikuar paraqitjen e Zwayer gjatë humbjes së Dortmundit me rezultat 3-2 ndaj Bayern Munichut. “Për mua, nuk ishte një penallti. Ai (Hummels) as nuk po e shikonte topin dhe po luftonte për ta marrë atë dhe pastaj topi e godet atë”.

“Ju mund të vëreni shumë vendime që u morën gjatë ndeshjes. Ju i jepni një gjyqtar, i cili ka kurdisur ndeshje më herët, ndeshjen më të madhe në Gjermani. Çfarë po prisnit?”, kishte thënë Bellingham.

Në vitin 2005, Zwayer ishte përfshirë në një skandal të kurdisjes së ndeshjes ku më pas ishte zbuluar se ai ka përfituar 300 euro nga gjyqtari Robert Hozyer, i cili ishte i përfshirë më thellë në kurdisjet e ndeshjes gjatë asaj kohe në Gjermani. Për këtë veprim të tij, Zwayer ishte ndaluar që të ndante drejtësinë për gjashtë muaj nga Federata e Futbollit të Gjermanisë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit