EURO 2024 | Kualifikueset. Kosova shtanget në Fadil Vokrri nga Bjelourisa. Holanda zbavitet, Franca nuk fal. Uellsi dhe Kroacia dhëmbë për dhëmbë (VIDEO)

21 Nëntor 2023
21:48
Telesport
back button

Kosova e ka mbyllur pjese e pare ndaj Bjellorusise ne “Fadil Vokrri’ me nje disavantazh qe ka befasuar perfaqesuesen dardane. Mes Kosovës dhe Bjellorusisë gjithçka ka shkuar “keq” për vendasit, në fundin e pjesës së parë e më konkretisht në minutën e 43′-të.

Një “rrëmujë” në zonën e “Dardanëve” përdoret më së miri nga miqtë bjellorus, të cilët arritën të dërgonin topin në rrjetën e portierit Visar Bekaj, falë ‘bomberit’ 26-vjeçar, Dmitriy Antilesvkiy, i cili luan në skuadrën e BATE Borisov. Rezultati shkon në 0 me 1.

GOLI I BJELLORUSISE – VIDEO

Sakaq, sfida tjeter e grupit, Andorrë-Izrael, të vlefshme për sfidën e fundit të fazës eleminatore, të Euro 2024, ka pare miqte ne avantazh. Një krosim fantastik në zonë gjen një mbrojtje të përgjumur andorrase dhe nga kjo “përgjumje” përfiton talenti i sulmit izraelit, Anan Khalaili, i cili dërgon topin në rrjetën e vendasve. Rezultati shkon në 0 me 1.

Ne grupin B, “Tulipanët” holandezë, të teknikut Ronald Koeman, duket të jenë të papërmbajtshëm mbrëmjen e kësaj të marte, teksa pas dy golave të shpejtë ndaj Gjibraltarit kanë arritur të shënojnë edhe të 3-tin.

Një pasim i mrekullueshëm nga Hartman drejt zonës kundërshtare kapet bukur nga “ylli” i mesfushës, Teun Koompeiner, i cili me një goditje potente dërgon topin në rrjetë, duke vijuar festën e të tjerve. Rezuktati shkon në 0 me 3 dhe aq mbyllet edhe pjesa e pare.

Sakaq, Franca eshte duke udhehequr ne Greqi me golin e vetem te shenuar nga Kolo Muani. Skuadra e “gjelave” eshte kualifikuar me kohe dhe tani luan vetem per ta mbyllur me te gjitha fitore grupin, pasi ka arritur 7 fitore radhaz

GOLI I KOLO MUANI – VIDEO

Ne Grupin D eshte duke u vendosur se cila skuader mes Uellsit dhe Kroacise do te kaloje me tej, pra duke shkuar ne Euro 2024. Te dy skuadrat, si ajo kroate, ashtu edhe uellsiane, jane duke udhehequr sifdat ndaj Turqise dhe Armenise. Per Kroacine ka shenuar ne fund te pjeses se pare Ante Budimir me koke, ndersa per Uellsin ka qene Williams qe pas 7 minutash ka realizuar.

GOLI I BUDIMIR – VIDEO

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit