EURO 2024 | Musiala “i dashuruar” pas rivalit-mik: “Njeri dhe futbollist i madh, bashkë do të argëtohemi…”

27 Qershor 2024
19:44
Telesport
back button

Nëse Gjermania dhe Anglia arrijnë në finalen e Kampionatit Europian, sipas shortit të 1/8-ave, mund të takohen si rivalë. Por Jamal Musiala dhe Harry Kane kaluan një sezon të tërë duke luajtur së bashku, krah për krah, te Bayern Munich.

Dhe duke folur për qendërsulmuesin e Tre Luanëve që u largua nga Tottenhami verën e kaluar, talenti i Bayern i lindur në vitin 2003 kishte disa fjalë të ëmbla për të në lidhje me cilësinë që ai shfaq në dhe jashtë fushës.

Gjatë një interviste të dhënë për kanalet ESPN në Mbretërinë e Bashkuar, Musiala ka shpjeguar se sa e merr sulmuesin Harry Kane si referencë dhe shembull:

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, e shoh në stërvitje dhe në ndeshje, për seriozitetin me të cilin i qaset fushes dhe gjithmonë e pyes atë për këshilla se çfarë mund të bëjë më mirë për të shënuar më shumë gola dhe gjithçka tjetër”, shprehet 21-vjeçari nga Shtutgarti.

Musiala vazhdon të flase edhe për raportin me Kane dhe sa shumë ata mund të përmirësojnë ende të kuptuarit e tyre në fushë së bashku: “Po, ai është një person shumë i sjellshëm, një person i madh dhe me kalimin e kohës lidhja mes nesh do të bëhet edhe më e fortë dhe ne do të argëtohemi shumë”, garantoi talenti i ri i kombëtares gjermane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit