“Euro 2024”, renditja e golashënuesve që nuk e prisnit. Asnjë gjurmë e yjeve të sulmit deri tani

27 Qershor 2024
11:42
Alfred Lleshi
back button

Protagonistë të pritshëm, mungesa të pajustifikuara. Faza e grupeve të “Euro 2024” përfundoi dje, por nuk ka asnjë shenjë nga kampionët e mëdhenj. Nga Harry Kane te Kylian Mbappé (nga një gol secili), deri te Romelu Lukaku dhe Cristiano Ronaldo (ende pa gola), emrat më të mëdhenj kanë dështuar të imponohen deri tani. Pritet një reagim i fortë i tyre në fazën me eliminim direkt.

Renditja e golashënuesve të këtij Europiani, deri tani, është e qartë dhe asnjëherë më parë nuk është vënë re mungesa e më të mirëve, si këtë edicion. Mes yjeve shkëlqen vetëm Jamal Musiala, i cili ka shënuar dy gola për Gjermaninë e tij. Në epërsi, megjithatë, është Georges Mikautadze i Metz, i cili shënoi në të tria ndeshjet e grupit për Gjeorgjinë.

Mikautadze (Gjeorgji) 3

Fullkrug (Gjermani) 2

Musiala (Gjermani) 2

Gakpo (Holandë) 2

Marin (Rumani) 2

Schranz (Sllovaki) 2

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit