EURO 2024: Short i favorshëm për Shqipërinë dhe Kosovën, ja kundërshtarët

9 Tetor 2022
12:48
Denis Hakanaj
back button

Shqipëria dhe Kosova kanë njohur kundërshtarët e tyre për fazën kualifikuese të Kampionatit Europian 2024 që do të zhvillohet në Gjermani, pas shortit të hedhur në Frankfurt.

Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania është e kualifikuar automatikisht si organizatore e Europianit dhe nuk ka marrë pjesë në short ashtu si Rusia, që mbetet e përjashtuar nga kompeticionet ndërkombëtare.

Shorti ka qenë i favorshëm për Shqipërinë dhe Kosovën dhe, të paktën në letër, ëndrra për të marrë pjesë në Euro 2024 duket më shumë se e realizueshme.

Shqipëria është përzgjedhur në Grupin E bashkë me Poloninë, Republikën e Çekisisë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Kosova është përzgjedhur në Gurpin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Shorti i plotë

GRUPI A – Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro

GRUPI B – Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar

GRUPI C – Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë

GRUPI D – Kroaci, Uells, Armenia, Turqi, Letoni

GRUPI E – Poloni, Republika Ceke, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavia

GRUPI F – Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni

GRUPI G – Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani

GRUPI H – Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut

GRUPI I – Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra

GRUPI J – Portugali, Bosnjë Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki

Lajme të tjera

Lajmet e fundit