EURO 2024: Shuhet ëndrra e Kosovës, Franca në histori me 14 gola, kualifikohet Holanda (Video)

18 Nëntor 2023
22:54
Denis Hakanaj
back button

Kosova i ka thënë lamtumirë Euro 2024 pas barazimit 1-1 të marrë kundër Zvicrës në Bazel, me zviceranët që kanë siguruar një vend në Europian verën e ardhshme.

Zvicer [1] – 0 Kosove – Ruben Vargas 48′ – Video

Zvicer 1 – [1] Kosove – Muhamet Hyseni 82′ – Video

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 47-të me Vargas që ka kaluar në avantazh vendasit, ndërsa në minutën e 82-të ka ardhur goli i barazimit me Hysenin, i cili ka qenë në debutimin e tij.

Gruoi i Kosovës kryesohet nga Rumania, gjithashtu e kualifikuar, që mbrëmjen e sotme ka marrë një fitore 2-1 me përmbysje në fushën e Izraelit.

Fitore historike për Francën që ka mundur 14-0 Gjibraltarin, duke regjistruar kështu fitoren më të thellë në historinë e kombëtares franceze.

France-Gjibraltar – 14-0 – Video

Kualifikohet në Euro 2024 edhe Holanda, pas fitors 1-0 të marrë në shtëpi kundër Irlandës falë një goli të Ëeghorst në minutën e 12-të të ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit