“Euro 2024” / Spanja dhe Gjermania synojnë “pokerin” historik, Ronaldo iu “tregon targën” të gjithëve

15 Qershor 2024
19:00
Alfred Lleshi
back button

Pas triumfit në “Wembley” në vitin 2021, tifozët italianë janë të emocionuar për fillimin e Kampionatit Evropian të Futbollit, i planifikuar nga 14 qershori deri më 14 korrik në Gjermani. Një kompeticion historik, që i ka rrënjët në mesin e shekullit të kaluar me edicionin e parë të organizuar në Francë, në vitin 1960, dhe që pa suksesin e Bashkimit Sovjetik. Ky Europian do të jetë i hapur për 24 ekipe, duke ndjekur formulën e miratuar nga edicioni i vitit 2016, në të cilin Shqipëria mori pjesë për herë të parë në histori.

KUSH KA FITUAR MË SHUMË EUROPIANË
Duke parë statistikat e kompeticionit të organizuar nga UEFA, nuk mund të mos bie në sy prania e Gjermanisë dhe Spanjës, dy kombe që e kanë bërë Kampionatin Europian një lloj “kopshti shtëpie” falë tri sukseseve të arritura. Në rastin e gjermanëve, të gjitha triumfet kanë të bëjnë me shekullin e 20-të, me sukseset më 1972, 1980 dhe 1996, ndërsa “Furia e Kuqe” mbizotëroi më 1964, 2008 dhe 2012.

SA EUROPIANË KA FITUAR ITALIA
Ndër kombet e pranishme, Italia padyshim përfaqëson një pikë referimi për Kampionatin Europian. Kombëtarja axurre e ka fituar dy herë garën kontinentale: në shtëpi, në vitin 1968 kundër Jugosllavisë 2-1, pas një ripërsëritjeje të finales, dhe më 2021 në “Wembley” kundër Anglisë mikpritëse, e cila u mund me penallti 3-2, pas barazimit 1-1 (edhe mbas kohës shtesë). Axurrët do të përpiqen të përsërisin performancën e Spanjës së Luis Aragones dhe Vicente Del Bosque, kombëtarja e vetme e aftë për ta përsëritur suksesin pas triumfit të katër viteve më parë.

KUSH KA MARRË PJESË NË EDICIONET E SHUMËFISHTA TË KAMPIONATIT EVROPIAN
Nëse ka një kombëtare simbolike të Kampionatit Evropian, sigurisht ajo është Gjermania. Skuadra e drejtuar aktualisht nga Julian Nagelsmann ka marrë pjesë në 13 nga 16 edicionet e luajtura deri më tani, duke debutuar në vitin 1972. Që nga ai moment nuk ka humbur asnjë Europian, duke qenë e vetmja kombëtare që nuk ka dështuar asnjëherë të kualifikohet në fazën finale që nga momenti i paraqitjes për herë të parë. Pas tij janë Spanja dhe Italia me përkatësisht 11 dhe 10 pjesëmarrje, duke dështuar për herë të fundit në pjesëmarrje në vitin 1992.

KUSH NUK KA MARRË PJESË KURRË NË KAMPIONATIN EUROPIAN
Kampionati Evropian është luajtuer pa kombëtare të shumta, që nuk kanë pasur kurrë mundësinë për të luajtur në fazën finale të këtij kompeticioni. Nëse Gjermania Lindore nuk do të ketë më mundësi ta bëjë këtë, pasi nuk ekziston më si komb më vete, ka nga ata që i janë afruar si Mali i Zi, Armenia apo Kazakistani, ndërsa të tjerët nuk kanë qenë kurrë në gjendje të aspirojnë këtë qëllim, si p.sh. rasti i San Marinos. Paradoksi më i madh, megjithatë, vjen nga Azerbajxhani, i cili në vitin 2021 priti një ndeshje të kompeticionit në Baku, por pa dalë ndonjëherë në fushë kombëtarja e vet.

KUSH JANË RISHTARËT E “EURO 2024”
Shtrirja në 24 finalistë ka çuar në një rritje të numrit të kombëtareve në garë, duke lejuar më shumë kombe të përballen për herë të parë në fazën finale. Ata që do të debutojnë në vitin 2024 do të jenë Gjeorgjia dhe Serbia, të udhëhequra përkatësisht nga Khvicha Kvaratskhelia dhe Dusan Vlahovic.

CILI SHTET KA PRITUR MË SHUMË KAMPIONATE EUROPIANE
Nëse është e vërtetë që Franca priti për herë të parë Kampionatin Evropian, “kushërinjtë” nga përtej Alpeve nuk janë të vetmit që mikpritur disa herë kompeticionin. Blutë e Francës e ndajnë këtë rekord së bashku me Italinë dhe Gjermaninë, që e kanë pritur nga tri herë kompeticionin kontinental në stadiumet e tyre.

KUSH ËSHTË LOJTARI QË KA LUAJTUR MË SHUMË KAMPIONATE EUROPIANE
Në nivel individual, renditja e “jetëgjatësisë” padyshim kryesohet nga Cristiano Ronaldo dhe Iker Casillias, të cilët luajtën nga pesë edicione secili, me spanjollin duke filluar në vitin 2000 para se ta përfundonte më 2016. Për yllin luzitan do të jetë Europiani i gjashtë në karrierë, kësaj vere në Gjermani. Ai mban rekordin për ndeshjet e luajtura, 25 të tilla në finalet e Europianit, përpara bashkatdhetarëve të tij Pepe dhe João Moutinho me 19 ndeshje dhe italianit Leonardo Bonucci me 18 ndeshje.

KUSH ËSHTË LOJTARI QË SHËNOI MË SHUMË GOLA NË EUROPIAN
Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i kompeticionit, Michel Platini më profiliku në një edicion. Ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit kryeson edhe renditjen e numrit të golave ​​të shënuar në historinë e Kampionatit Europian (14 gola), duke i paraprirë “Le Roi” (Michel Platini), golashënuesit më të mirë të një edicioni, atij të vitit 1984, ku tërhoqi “zvarrë” Francën me 9 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit