E papritur por Rumania – qe ne leter nisej jo e avantazhuar – ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Ukrainës në ndeshjen hapëse të grupit E për Kampionatin Evropian 2024. Rumunët golin e epërsisë e realizuan në minutën e 29-të me anë të Nicolae Stanciu i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Dennis Man.
Stanciu ishte fare pranë golit edhe në minutën e 39-të, pasi direkt nga rivënia këndore arriti ta godasë traversën. Me epërsi minimale të Rumanisë u mbyllën 45 minutat e para të këtij takimi.
Ne pjesen e dytë, Rumania gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes Razvan Marin i cili në minutën e 53-të me një goditje jashtë zonës mposhti Andriy Lunin për rezultatin 2-0.
Për të përmbyllur përfundimisht çështjen e fituesit u përkujdes Denis Dragus i cili në minutën e 53-të realizoi për 3-0 me Denis Mann që bëri asistimin e tij të dytë në këtë takim.
Ukraina nuk arriti që për asnjë moment ta rrezikojë seriozisht portën e rumunëve dhe kështu pësuan humbje në ndeshjen e parë të Euro 2024. Rumania ndeshjen e ardhshme do ta luajë të shtunën ndaj Belgjikës, ndërsa Ukraina të premten do të përballet me Sllovakinë.
Fitorja 3-0 e Rumanisë kundër Ukrainës është fitorja më e madhe e vendit në historinë e turneut të madh.