Turqia dhe Gjerogjia kanë zbritur në fushë në Dortmund për një ndeshje të vlefshme për Grupin F të Euro 2024.
Pjesa e parë ka dhuruar shumë emocione.
Kanë qenë turqit që kanë zhbllokuar takimin me një eurogol të Muldur në minutën e 25-të.
Turkiye [1] – 0 Georgia – Mert Muldur 25’ – Video
Dy minuta më vonë, Turqia ka dyfishuar avantazhin me Yildiz, por goli është anuluart për një pozicion jashtë loje nga VAR.
Goli i anuluar i Yildiz 28′ – Video
Më pas ka ardhur zgjimi i Gjeorgjisë, me debutuesit e europianit që kanë arritur të barazojnë në të 32-ën me Mikautadze, i cili ka përfituar edhe nga një gabim i portierit.
Turkiye 1 – [1] Georgia – Georges Mikautadze 32’ – Video
Gjeorgjianët kanë shkuar shumë afër golit të dytë në minutën e 36-të, por këtë herë Mikautadze ka gabuar vetëm për pak centimetra.