Turqia ka mundur 3-1 Gjeorgjinë në një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione. Skuadra e Montella-s ka marrë përkohësisht kreun e Grupit F në pritje të ndeshjes mes Portugalisë dhe Çekisë.
Kanë qenë turqit që kanë zhbllokuar takimin me një eurogol të Muldur në minutën e 25-të.
Turkiye [1] – 0 Georgia – Mert Muldur 25’ – Video
Dy minuta më vonë, Turqia ka dyfishuar avantazhin me Yildiz, por goli është anuluart për një pozicion jashtë loje nga VAR.
Goli i anuluar i Yildiz 28′ – Video
Më pas ka ardhur zgjimi i Gjeorgjisë, me debutuesit e europianit që kanë arritur të barazojnë në të 32-ën me Mikautadze, i cili ka përfituar edhe nga një gabim i portierit.
Turkiye 1 – [1] Georgia – Georges Mikautadze 32’ – Video
Gjeorgjianët kanë shkuar shumë afër golit të dytë në minutën e 36-të, por këtë herë Mikautadze ka gabuar vetëm për pak centimetra.
Në pjesën e dytë, në minutën e 65-të, Turqia është kthyer në avantazh me një tjetër eurogol, këtë herë të realizuar nga ylli i Real Madrid, Guler.
Turkiye [2] – 1 Georgia – Arda Guler 65’ – Video
Gjeorgjia ka shkuar dy herë shumë afër barazimit, por është ndalur një herë nga traversa dhe një herë nga shtylla.
Sthylla e goditur nga Gjeorgjia 96′ – Video
Në fund, Turqia ka gjetur edhe golin e tretë me Akturkoglu, i cili ka shënuar me portën e boshatisur pasi portieri Mamardashvili kishte dalë në sulm për të ndihmuar skuadrën.
Turkiye [3] – 1 Georgia – Kerem Akturkoglu 90+7’ – Video