UEFA ka njoftuar një ndryshim të vonë të rregullave para finales së Euro 2024 që do të mbahet të dielën mes Anglisë dhe Spanjë. Harry Kane kryeson listën e golashënuesve më të mirë në Euro 2024 së bashku me Dani Olmon, Cody Gakpon, Jamal Musialan, Ivan Schranz dhe Georges Mikautadze që po ashtu kanë numër të njëjtë të golave.
Cfarë do të ndodhë nëse Kane dhe Olmo nuk arrijnë të shënojnë të dielën? Dhe çfare ndodh nëse Jude Bellingham ose Fabian Ruiz shënojnë, ose një lojtar tjetër shënon dy gola?
Paraprakisht, UEFA ia kishte dhuruar Këpucën e Artë lojtarit që kishte bërë më shumë asistime, dhe i cili momentalisht është Dani Olmo i Spanjës. Cristiano Ronaldo, për shembull, e mori këtë çmim në Euro 2024 pasi regjistroi një asistim më shumë se sa patrik Schick, i cili po ashtu kishte shënuar pesë gola.
Por para finales së të dielës në Gjermani, UEFA ka konfirmuar se çmimi do të ndahet mes të gjithë lojtarëve që përfundojnë me numër të barabartë të golave. Kane ka shënuar më shumë gola në fazën me eliminim në turnetë e mëdha sesa çdo lojtar tjetër evropian.
Goli që sulmuesi anglez shënoi ndaj Holandës të mërkurën në gjysmëfinale bëri që ai të tejkalojë Gerd Muller, Miroslav Klose, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann, të cilët numërojnë nga tetë gola të shënuar.