Eurobasket 2021, në gusht Shqipëria synon kualifikimin, ja shorti

26 Shkurt 2019
18:44
Telesport
back button

Në Mynih të Gjermanisë është hedhur sot shorti i turit të tretë eliminator të Kampionatit Europian të Basketbollit për meshkuj. Eurobasket 2021. Në këtë fazë të tretë do të marrin pjesë ekipet e eliminuara nga turi i parë, mes të cilave edhe Shqipëria si dhe ekipet e eliminuara nga turi i dytë.

Këtyre skuadrave, 12 në total, u është dhënë edhe një shans për të avancuar në fazën finale të Europianit të basketbollit. Skuadrat janë ndarë në 4 grupe me nga 3 skuadra secila. Shqipëria ndodhet në Grupin E, së bashku me Danimarkën dhe Bjallorusinë.

Kombetarja kuqezi para nje ndeshje

Kuqezinjtë janë përballur dy herë me Danimarkën në turin e parë, por i humbën të dyja sfidat. Gjithsesi, si danezët ashtu dhe bjellorusët janë rivalë të vështirë për kuqezinjtë, që duhet të zënë vendin e parë në Grupin E për të avancuar më tej.

Ndeshjet e kësaj faze të tretë do të luhen në gusht të këtij viti. Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë ndaj Bjellorusisë më 3 gusht në Tiranë dhe e fundit më 21 gusht, po në kryeqytet. FSHB ka bërë me dije së më 27 shkurt, përmes një konference shtypi, do të njoftojë emrin e trajnerit të ekipit kombëtar.

Kalendari i Shqipërisë në turin e tretë të Eurobasket 2021

3 gusht, Shqipëri – Bjellorusi

10 gusht, Danimarkë – Shqipëri

14 gusht, Bjellorusi – Shqipëri

21 gusht, Shqipëri – Danimarkë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit