Edon Zhegrova ka vendosur që në këtë Champions League të na mrekullojë dhe të sigurojë kështu kartvizitën e tij për t’u transferuar te një klub më i madh se sa francezët e Lille. Pas një paraqitje spektakolare ndaj Real Madrid ku u shpall njeriu i ndeshjes, talenti shqiptar i Kosovës edhe sonte po magjeps në “Wanda Metropolitano” ndaj kushërinjve të Realit, Atletico Madrid, pasi ka shënuar kundër Colchoneros.
Lille që ishte në disavantazh në pjesën e parë pas golit të shënuar nga Julian Alvarez, në pjesën e dytë ka gjetur përmbysjen. Fillimisht shënoi pikërisht Zhegrova dhe më pas erdhi edhe goli me penallti nga i zakonshmi Jonathan David, qe me pas ka shenuar serish duke mbyllur llogarite ne 1-3. Eshte fitorja e dyte radhazi dhe vjen pas asaj ndaj nje tjeter ekipi te madh, Real Madrid.
Për Zhegrovën, duke përfshirë edhe eliminatoret e Champions League, këtë sezon janë tashmë 4 gola në Kupat e Europës dhe 3 në kampionat. Pra, 7 gola nga talenti shqiptar dhe 1 asist. Ky ishte goli i parë në histori për Zhegrovën në fazën e grupeve të Champions League.