Euroleague: Humbasin të gjitha ekipet e kreut, Real dhe Barça në krizë, fitojnë ekipet italiane

14 Dhjetor 2024
9:00
Telesport
back button

Skuadra franceze e Paris Basketball mbron kreun e renditjes së Euroleague edhe pas takimeve të raundit të 15-të, ku u mund 98-93 në fushën e Villeurbanne.

Në këtë javë humbën edhe skuadrat e tjera pretendente, si Fenerbahce e Panathinaikos. Par pasojë, parizienët vijojnë të kryesojnë të vetëm renditjen. Ngjit shkallët Monaco, që mundi 99-69 pikërisht turqit e Fenerbahce.

Moment krize për skuadrat spanjolle, pasi u mundën si Real Madrid ashtu dhe Barcelona. Madrilenët u mundën në fushën e tyre nga lituanezët e Zalgiris, ndërsa katalanasit u ndalën nga italianët e Milano.

Euroleague-Raundi i 15-të

Fenerbahce – Monaco, 69-99

Alba Berlin – Partizan Beograd, 90-91

Victoria Gasteiz – Virtus Bologna, 81-82

Real Madrid – Zalgiris Kaunas, 83-92

Bayern Munich – Maccabi Tel Aviv, 98-93

Anadolu Efes – Panathinaikos, 93-67

Barcelona -Armani Milano, 81-94

Crvena Zvezda – Olympiacos, 87-73

Villeurbanne – Paris Basketball, 98-93

Lajme të tjera

Lajmet e fundit