Euroleague në prag, 18 skuadra në garë për kurorën e “mbretëreshës” së Europës

3 Tetor 2024
10:58
Telesport
back button

Do të nisë sot edicioni i radhës së Euroleague, turneu më i rëndësishëm europian në sportin e basketbollit për skuadra. Në start janë 18 skuadra, që do të luftojnë për titullin kampion.

Nga edicioni i ri është larguar Valencia Basket, ndërkohë që vendin e saj e ka zënë skuadra e Paris Basketball. Kampion në fuqi është Panathinaikos, ekipi që të gjitha skuadrat duan ta mundin.

Ekipet pjesëmarrëse në EuroLeague janë: ALBA Berlin, Anadolu Efes Istanbul, Monaco, Baskonia Vitoria-Gasteiz, Crvena Zvezda, Armani Milan, Barcelona, Bayern Munich, Fenerbahce, Villeurbanne, Maccabi Tel Aviv, Olympiacos, Panathinaikos, Paris Basketball, Partizan Belgrade, Real Madrid, Virtus Bologna dhe Zalgiris Kaunas.

Euroleague – Java e parë

Alba Berlin – Panathinaikos

Monaco – Olympia Milano

Zalgiris Kaunas – Barcelona

Baskonia Gasteiz – Partizan Beograd

Bayern Munich – Real Madrid

Maccabi tel Aviv – Villeurbanne

Fenerbahce – Olympiacos

Paris Basket – Crvena Zvezda

Virtus Bologna – Anadolu Efes

Lajme të tjera

Lajmet e fundit