Euroleague, pas Anadolu edhe Real e Barça sigurojnë play off-in

2 Mars 2020
8:52
Telesport
back button

Shkon në 3 numri i ekipeve të kualifikuara në çerekfinalet e Euroleague në basketboll për meshkuj. Pas Anadolu Efes, që fitoi 99-86 në fushën e Alba Berlin (Micic 23 pikë) dhe e kishte siguruar më parë kualifikimin, një biletë për më tej prenë edhe Real Madrid e Barcelona.

Real Madrid mundi 96-78 Panathinaikos, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e skuadrës “merengues”. 7 lojtarë të Real realizuan mbi 10 pikë, duke qenë çelësi i fitores. Fitore dramatike korri Barcelona, që mundi 82-80 kampionët në fuqi të CSKA Moskë në Rusi. Për miqtë u dallua Mirotic me 23 pikë.

Euroleague – Raundi i 26-të

Real Madrid – Panathinaikos, 96-78

CSKA Moskë – Barcelona, 80-82

Zenit st.Petërburg – Bayern Mynih, 68-77

Alba Berlin – Anadolu Efes, 86-99

Maccabi Tel Aviv – Olympiacos, 71-70

Baskonia Gastoiz – Crvena Zvezda, 71-56

Khimki Moskë – Villeurbanne, 108-79

Zalgiris Kaunas – Armani Milano, 105-97

Valencia Basket – Fenerbahce, 86-93

Renditja e Euroleague

Lajme të tjera

Lajmet e fundit