Euroleague: Zyrtarizohen 18 skuadrat e sezonit të ri, largohet ekipi legjendar spanjoll

18 Qershor 2024
12:51
Telesport
back button

Euroleague ka zyrtarizuar sot 18 skuadrat që do të marrin pjesë në sezonin 2024-2025. Pothuajse janë konfirmuar të gjitha ekipet e sezonit të fundit.

Nga turneu është larguar Valencia Basket dhe në vendin e saj ka hyrë Paris Basketball, fituese e Eurocup sezonin e fundit.

Euroleague është turneu më i rëndësishëm ekipor i basketbollit në Europë. Sezoni i ri do të nisë më 3 tetor, ndërkohë që shorti do të hidhet më vonë.

Ekipet pjesëmarrëse në EuroLeague janë: ALBA Berlin, Anadolu Efes Istanbul, Monaco, Baskonia Vitoria-Gasteiz, Crvena Zvezda, Armani Milan, Barcelona, Bayern Munich, Fenerbahce, Villeurbanne, Maccabi Tel Aviv, Olympiacos, Panathinaikos, Paris Basketball, Partizan Belgrade, Real Madrid, Virtus Bologna dhe Zalgiris Kaunas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit