Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot për raundin e parë në Europa League. Lille fitoi në shtëpi 2-1 ndaj norvegjezëve të Brann. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. Igamane shënoi i pari në minutën e 53-të për francezët, por meritën e pati Fernandez-Pardo, i cili asistoi në fund.
Në minutën e 59-të, norvegjezët barazuan shifrat me Magnusson, pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutën e 80-të, veterani Oliver Giroud shënoi golin e avantazhit dhe të fitores për Lille, pas krosimit të Tiago Santos. SHIKOGOLAT
Në ndeshjen tjetër, surpriza e sezonit të kaluar në Eredivise, G.A. Eagles, që fitoi Kupën e Holandës, është mundur në ndeshjen e parë nga rumunët e Steaua Bukuresht me rezultatin 0-1. Kujtojmë që Steaua Bukuresht eliminoi Dritën në rrugëtimin për të arritur deri në grupet e Europa League. Goli i vetëm për rumunët u shënua nga David Miculescu në minutën e 13-të. SHIKOGOLIN
Në orën 21:00, fillojnë ndeshjet e tjera të programuara për sot në Europa League.







