Dita e 4-të e Europa League dhuron një paraqitje të bukur nga Galatasaray kundër Tottenham: turqit mundën 3-2 Spurs dhe kalojnë në krye të renditjes. Osimhen është protagonist i madh me një dygolësh, ndërsa anglezët mbeten me dhjetë për shkak të kartonit të kuq për Lankshear (autor i një goli).
Will Lankshear (19 vjeç 201 dite) është golashënuesi më i ri i Tottenham Hotspur në garat e mëdha europiane që kur Harry Kane (18 vjeç 140 ditë) shënoi kundër Shamrock Rovers në UEFA Europa League 2011-12.
Eintracht Frankfurt arriti fitoren 1-0 ndaj Slavia Pragës me tashme golaeadorin Omar Marmoush dhe duke shkuar 10 pike, teksa Athletic Bilbao fitoi githashtu 2-1 ndaj Ludogorets Razgrad (gol Inaki Williams), duke u ngjitur po lart me pike sa gjermanët. Sfida mes Olympiacos dhe Rangers u mbyll 1-1. Nedim Bajrami luajti 85 minuta dhe me pas u zevendesua nga Tavernier.
Vazhdon kriza te Roma pasi ekipi verdhekuq është ndalur nga Royale Union SG në Europa League (ndeshje që përfundoi 1-1.) Ishte një paraqitje e zbehtë për verdhekuqte në pjesën e parë, pasi nuk ia dolën të tundin rrjetën një kundërshtari shumë më të dobët se ta.
Në 45 minutat e dytë, Roma krijoi rastin e parë serioz me anë të Tommaso Baldanzi, por goditja e tij në minutën e 52-të ishte jashtë. Pas dhjetë minutash, Gianluca Mancini kaloi skuadrën italiane në epërsi, pas një harkimi nga Lorenzo Pellegrini.
Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Kevin Mac Allister – vellai i yllit te Liverpool (77’), duke befasuar romanët. Pas katër ndeshjeve, Roma ka katër pikë, ndërsa në javen e pestë përballen me Tottenhamin.