Manchester United ka shënuar fitoren e pare ne kompeticionet europiane pas 6 ndeshjesh radhazi nen drejtimin e Ten Hag. Djajte e Kuq, te drejtuar perkohesisht nga Van Nisterlrooy, munden PAOK me rezultat 2-0 në kuadër të Ligës së Evropës. Pjesa e parë ishte e barabartë me të dy skuadrat që lëshuan pak terren dhe ruajtën portat e paprekura.
Me të filluara pjesa e dytë, Man Utd arriti të shënojë, me Amad Diallo që shënoi për 1-0. Pas golit hapës, Djajtë e Kuq u liruan në lojë dhe arritën të krijonin raste të mira. Për të siguruar fitoren u kujdes Amad Diallo që shënoi për 2-0. Kjo ishte fitorja e parë e Man Utd në Ligën e Evropës këtë sezon, pas tri barazimesh.
Lazio vazhdon me fitoret dhe edhe pse ne një ndeshje te ekuilibruar, e luajtur mirë nga dy skuadra që u përballën kokë më kokë në kërkim të tre pikëve të rëndësishme në renditje.
Porto sigurisht që kishte nevojë për më shumë se Lazio (4 pikë kundrejt 9), por skuadra e Baronit, edhe pse e revolucionarizuar në krahasim me ndeshjen e fundit të kampionatit, me rotacion, nuk hoqi dorë asnjë centimetër dhe në fund solli në shtëpi një sukses shumë të çmuar falë kampionit të saj, Pedro, shënues i golit vendimtar në minutën e 92-të. Per Pedron jane 3 gola dhe 1 asist ne kete kompeticion. Fitore edhe per Ajax.