EUROPA LEAGUE | Roma dhe Liverpool me një këmbë në çerekfinale! Leverkusen shmang humbjen “historike” në minutat e fundit (VIDEO)

7 Mars 2024
20:44
Telesport
back button

Jane mbyllur 3 ndeshjet e para te turit te fazes me eliminim direkt ne Europa League (1/8-tat) dhe kane prodhuar 14 gola te tilla! Roma ka shkatërruar me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën angleze të Brighton dhe De Rossi i ka dhënë një leksion futbolli bashkëkombësit të tij në stolin e ekipit të Premier, Roberto de Zerbi. Një ndeshje që ska pasur shumë histori duke qenë se gjithçka nisi me golin e Dybala dhe më pas vazhdoi me Romelu Lukaku, që dyfishoi në pjesën e parë.

GOLI I DYBALA 1-0 (VIDEO)

GOLI I LUKAKU 2-0 (VIDEO)

Në pjesën e dytë erdhën edhe dy gola të tjerë, këtë herë me anë të Mancinit brenda zonë (u pa edhe me VAR dhe u akordua) dhe më pas me Cristante. Brighton totalisht pa mbrojtje dhe në rënie të lirë sonte në Itali. Në Angli do të duhet më shumë se mrekulli, teksa verdhekuqtë e shohin veten tashmë në fazën çerekfinale të turneut.

GOLI I MANCINIT 3-0 (VIDEO)

GOLI I CRISTANTE 4-0 (VIDEO)

Leverkusen e nisi si mos me keq sonte ne fushen e Qarabag ne Azerbajxhan por skuadra e Xabi Alonsos beri nje reagim karakteri dhe personaliteti ne 45′ e dyta teksa arriti te shenonte dy gola qe shmangen ate qe do kishte qene humbja e pare kete sezon ne te gjitha kompeticionet pasi deri tani mes kampionatit dhe kupave, “Aspirinat” nuk njohin rezultat tjeter vecc fitoreve (qe jane te shumta) dhe barazimeve (qe jane me gishtat e dores).

GOLI I QARABAG 1-0 (VIDEO)

GOLI I QARABAG 2-0 (VIDEO)

Ne pjesen e pare, Qarabag e nisi fort dhe golat u shenuan nga Benzia dhe Juninho per ekipin azer. Por, ne 45′ e minutat e dyta, Florian Wirtz rihapi sfide dhe ne fund te saj Patrik Schick do te barazonte ne 2-2 duke lene gjithccka te hapur per ne sfiden e kthimit ne Gjermani, pas nje jave.

GOLI I LEVERKUSEN 2-1 (VIDEO)

GOLI I LEVERKUSEN 2-2 (VIDEO)

Fiton teper e lehte sakaq per Liverpool ne fushen e Sparta Praga-s. Nje stervitje per djemte e Klopp qe kane zhvilluar 45′ e para super duke shenuar 3 gola. E nis McAllister me penallti dhe me pas dy here Darwin Nunez per nje avantazh te trefishte qe  do te jete nje ogur i mire edhe per te menaxhuar 45′ e dyta.

GOLI I MACALLISTER 0-1 (VIDEO)

GOLI I NUNEZ 0-2 (VIDEO)

GOLI I NUNEZ 0-3 (VIDEO)

Ne pjesen e dyte, nje autogol i dha pak shprese Sparta Praga por menjehere Luis Diaz shenoi golin e 4-1 per Liverpool dhe me pas do te vinte edhe goli i Szobolszait qe do te vuloste fatin e kesaj perballje dhe ne Angli tashme do te jete thjesht nje shetitje per “Reds”.

GOLI I LUIZ DIAZ 1-4 (VIDEO)

GOLI I SZOBOLSZAI 1-4 (VIDEO)

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit