Europa League sot dhuroi një mbrëmje fantastike dhe me ndeshje plot emocion. Roma barazoi 1-1 përballë Athletic Bilbaos.
Verdhekuqtë guxuan më shumë në pjesën e parë, derisa shënuan në minutën e 32-të të ndeshjes, me Angelinon që dha asist për Artem Dovbyk.
Aitor Paredes shënoi për të barazuar 1-1 në minutën e 85-të, duke i siguruar ekipit bask një pikë nga Olympico. Në ndeshjen e dytë, Roma do të ndeshet më një kundërshtar më të lehtë, Elfsborg.
Në ndeshjet e tjera, Ajax shkatërroi 4-0 Besiktas, kurse Lyon fitoi 2-0 me Olympiacos.