EUROPA LEAGUE: United kalon në gjysmëfinale pas 120’ betejë (VIDEO)

10 Gusht 2020
23:45
Eraldo Harlicaj
back button

EUROPA LEAGUE: United kalon në gjysmëfinale pas 120’ betejë (VIDEO)
Manchester United kalon në gjysmëfinalen e Europa League pas 120 minutash betejë dhe ku topi nuk donte të hynte në portën e Kopenhagen, ku portieri Johnsson ka bërë disa mrekulli brenda ndeshjes! Plot 40 goditje të tentuara nga “Djajtë e Kuq”…

Një penallti e diskutueshme e fituar nga Martial dhe shndërruar në gol nga Bruno Fernandes (minuta e 95-të) i ka dhënë djemve të Solskjaer gjysmëfinalen dhe kualifikimin e kërkuar…

Mbaron ëndrra e ekipit danez, që ndalet në çerekfinale. Tashmë, skuadra angleze do të presë fituesin e çiftit Sevilla-Wolves.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit