Europiani i atletikës: Smajlaj vendos rekord sezonal, por mbetet jashtë finales së kërcimit së gjati

8 Qershor 2024
8:33
Telesport
back button

Në Romë vijon Kampionati Europian i Atletikës për të rritur, ku për ngjyrat kuqezi garojnë Luiza Gega e Izmir Smajlaj. Atletja e 3000m/p siguroi një vend në finalen e kësaj disiplinë, por atleti shkodran nuk arriti.

Në garën e kërcimit së gjati, ai nuk arriti të renditej mes më të mirëve dhe të avancojë më tej. Smajlaj ndodhej në Baterinë A, ku mes 15 konkurrentëve u klasifikua në vendin e 12-të.

Në tri kërcimet e tij, Smajlaj realizoi me sukses vetëm hedhjen e parë, ku dha rezultatin 7.78 metra. Ky është rezultati më i mirë i tij për këtë vit, por që s’mjaftoi për ta kualifikuar në finale.

Në klasifikimin e përgjithshme, atleti ynë u rendit në vendin e 21-të mes 29 garuesve, ndërkohë që në finale shkuan 12 më të mirët. Luiza Gega, mbrëmjen e së dierlës do të garojë në finalen e 3000m/p.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit