Europiani i moshave në peshëngritje: Shqipëria shkëlqen me dy kampionë dhe 7 medalje

21 Qershor 2024
10:04
Telesport
back button

Në Selanik të Greqisë po zhvillohet Kampionati Europian për të rinj në Peshëngritje, ku merr pjesë edhe vendi ynë. Rezultatet e deritanishme kanë qenë mjaft të mirë për shtangistët e rinj kuqezinj, që kanë siguruar 7 medalje: Dy të arta, 4 të argjendta dhe një të bronztë.

Peshëngritësja Enkileda Cara mori medalje të artë në peshën 64kg në stilin e shkëputjes, ku zuri vendin e parë me 86kg. Në shtytje ajo u klasifikua në vendin e katërt me 104kg. Në dygarësh, me 194kg, Carja u klasifikua në vendin e dytë, duke marrë medlaje argjendi.

Ndërkohë, në moshat deri 17 vjeç, shtangisti i ri Samuel Rrasa, në peshën 73kg, mori medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 125kg. Ai doli në vendin e katërt në shtytje me 145kg, ndërsa në dygarësh mori medalje argjendi me 270kg.

Në moshën deri 15 vjeç, peshëngritësi kuqezi Antonino Mullisi mori tri medalje në peshën 73kg. Në stilin e shkëputjes ai u klasifikua në vendin e dytë me 111kg, duke marrë medaljen e argjendtë. Në shtytje ai doli i bronztë me 127kg, dnërsa në dygarësh doli nënkampion Europe (argjend) me 248kg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit