Europiani i mundjes, Shqipëria pa rezultat në turneun e Polonisë

26 Prill 2021
10:07
Telesport
back button

Në Varshavë të Polonisë, u zhvillua Kampionati Europian i Mundjes, një event kualifikues për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku mori pjesë edhe Shqipëria. Ekipi kyqezi u përfaqësuea nga mundësit Orges Lila e Osman Hajdari, që garuan në stilin e lirë, por pa lënë gjurmë.

Në peshën 70kg të stilit të lirë, për ngjyrat kuqezi garoi Orges Lila. Në raundin kualifikues, ai u mund 9-0 nga ukrainasi Ihor Nykyforuk, duke i thënë shumë shpejt lamtumirë këtij eventi.

Në peshën 79kg të stilit të lirë, nuk pati shumë sukses as Osman Hajdari, që shorti e çoi direkt në 1/8. Në duelin e parë, ai u mund 10-0 nga francezi Saifedine Alekma. Hajdari arrin të ripeshkohet dhe duelon ndaj letonezit Alans Amirovs, por sërish pa sukses, duke u mundur 10-0 dhe eliminohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit