Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për femra është renditur në vendin e tretë në Europianin e vendeve të vogla, turne që u zhvillua në Prishtinë. Në sfidën e fundit të këtij turneu, atë për vendet 3-4 luajtur mbrëmjen e sotme, Shqipëria mundi 73-61 Qipron.
Një ndeshje që nisi më mirë për ishulloret, që udhëheqin 14-10 pas përfundimit të periodës së parë. Në 10-minutëshin e dytë është Shqipëria që luan më mirë, duke rikuperuar dissi. 20 minutat e para mbyllen 32-30 për qipriotet, por vajzat kuqezi nuk e ulin ritmin e tyre.
Në çerekun e tretë Shqipëria arrin të përmbysë disavantazhin, duke udhëhequr 49-47. Në këtë ritëm, basketbollistet kuqezi, të udhëhequra nga trajneri Klaudio Ndoja, arrijnë të zhvillojnë një periodë të fundit të përkryer, ku shkëputen nga minuta në minutë.
Shqipëria fiton 73-61, duke nisur kështu festën e merituar, pasi ky triumf do të thotë vendi i tretë në këtë turne. Medalje bronzi. Pesë lojtarë të Shqipërisë realizuan mbi 10 pikë, duke bërë që kolektiviteti të ishte arma më e mirë e kombëtares kuqezi, që në këtë turne arriti tri fitore e dy humbje.