F1, Ecclestone akuzon Hamilton: Zezakët më racistë se sa të bardhët

29 Qershor 2020
10:48
Telesport
back button

Bernie Ecclestone, ka hapur një debat të madh në Formula 1 me deklaratën e tij për CNN në lidhje me racizmin në sport. Ai nuk përdor rrugë të mesme kur shprehet: “Pse nuk janë interesuar më parë për këtë çështje? Sepse janë të impenjuar për të fituar gara, për të gjetur sponsor”.

Më tej, Ecclestone ka folur për nismën e Lewis Hamilton, që ka zbritur në linjën e parë në luftën ndaj racizmit. “Nuk mendoj se do të bëjë diçka të mirë apo të keqe, që të dëmtojë apo përmirësojë imazhin e Formula 1. Do t’u japë njerëzve idenë se është diçka e rëndësishme. Kjo vlen për të gjithë”.

Gjithsesi, në shumë raste, zezakët janë më racist se sa të bardhët. Jam i kënaqur për mënyrën se si Formula 1 mbështet Hamilton, por duhet të jenë fansat ata që duhet të interesohen për sjellet raciste. Në Formula 1 jo të gjithë impenjohen shumë për një çështje që nuk ka aspak lidhje me ata”, tha Ecclestone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit