F1, frikë në Silverstone: Zhou fluturon përtej murit mbrojtës (Pamjet)

3 Korrik 2022
17:28
Denis Hakanaj
back button

Aksident i frikshëm në Silverstone në startin e Çmimit të Madh të Formula e 1, që po zhvillohet në cirkuitin e Silversotne në Angli.

Dinamika e aksidentit që ka parë Mercedes-in e Rusell të devijojë papritur drejt Alfa Romeo-s së Zhou, që ka fluturuar dhe është kthyer përmbys përtej barrierave.

Piloti kinez ka mbetur për një kohë të gjatë në makinë dhe më pas ka dalë me barelë, por jeta e tij është shpëtuar nga halo që i ka mbrojtur kokën.

35 minuta pas përplasjes, FIA  ka lajmëruar se Zhou është i vetëdijshëm dhe se nuk ka pësuar asnjë frakturë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit