Manchester United ka mundur 2-1 Manchester City-n dhe ka fituar FA Cup për hetën e 13-të falë golave të Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo. Një sukses që i siguron Djajve të Kuq kualifikimin në Europa League.
Sfida është zhbllokuar në minutën e 30-të.
Kanë qenë Djajtë e Kuq që kanë kaluar në avantazh duke shtangur kampionët e Anglisë.
Ka qenë Garnacho që ka shënuar për skuadrën e Ten Hag pas një gafe të bërë nga Gvardiol.
Manchester City 0 – [1] Manchester Utd – Alejandro Garnacho 30′ – Video
Në minutën e 39-të, United ka dyfishuar avantazhin me Mainoo, i cili ka gjetur rrjetën pas një aksioni të bukur të skuadrës.
Manchester City 0 – [2] Manchester United – Kobbie Mainoo 39’ – Video
Manchester City ka shkuar afër golit në minutën e 55-të, kur goditja e Haaland është ndalur nga shtylla.
Ndeshja është rihapur tri minuta para fundit me Doku që ka ngushtuar diferencat edhe me ndihmën e Onana-s.
Manchester City [1] – 2 Manchester United – Jeremy Doku 87 – Video’
Megjithatë, City nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit dhe të shmangë humbjen.
Kjo është finalja e parë e FA Cup në të cilën shënojnë dy adoleshentë të ndryshëm, me Kobbie Mainoo (19 vjeç e 36 ditë) që është bërë lojtari më i ri anglez që shënon në finale pas John Sissons të West Ham-it në 1964-ën (18 vjeç e 215 ditë).