Fansat e provokojnë duke përmendur emrin e Fury, ja reagimi i Anthony Joshua

13 Korrik 2020
9:52
Gentian Spiri

Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë, ka qenë fundjavën e kaluar me pushime në Marbella (Spanjë). Por boksieri britanik ka rënë pre e disa provokimeve të fansave të rivalit të tij Tyson Fury. Të dy janë kampionë botë në peshën e rëndë.

Fansat e Fury, në momentin që Joshua kalonte, kanë kënduar disa herë me të madhe  në kor: “Ka vetëm një Tyson Fury”.

Duket se ky provokim nuk është pritur mirë nga Joshua, që pasi ka dëgjuar këngën u ka treguar fansave të Fury gishtin e mesit. Një “përshëndetje” normale kjo e boksierit britanik, që ecte i qeshur, bënte foto me fansat e tij dhe mbante syze dielli.

Mediat britanike kanë konfirmuar se dy boksierët kanë arritur një marrëveshje për të zhvilluar dy duele mes tyre në vitin 2021. Sfida që do të unfirikojnë titujt kampionë bote në Divizionin e peshës së rëndë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit