Fansi zikaltër e “nxori nga shinat” me komentin provokues, Lautaro i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”

14 Nëntor 2024
8:19
Alfred Lleshi
back button

Lautaro Martinez reagoi disi i zemëruar, duke iu përgjigjur në Instagram një tifozi të Interit, i cili komentoi një postim që e përshkruante “Toro” në stërvitje me Argjentinën, duke e kritikuar kështu: “Mos harro edhe ekipin, tek i cili je kapiten, sepse ju paguan shumë”.

Përgjigja e numrit 10 të zikaltërve ishte gati: “Mos harroni se gjithmonë jap gjithçka për Interin. Ashtu si vitin e Kupës së Botës kur pata një kavilje të shkatërruar. Ndërsa të tjerët përgatiteshin për një Botëror të madh, unë isha gjithmonë në fushë dhe nuk kam humbur asnjë seancë stërvitore deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

GJITHMONË mbajeni mend këtë para se të më kujtoni se sa paguhem”. Përdoruesi më vonë e fshiu komentin, pas disa kritikave që mori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit