“Faraoni” do rikthimin në Itali, ngopet nga paratë e Kinës

21 Mars 2020
11:59
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-lojtari i Romës, Stephan El Shaarawy, është mërzitur në Kinë. “Faraoni” dëshiron të rikthehet sërish në Serie A dhe mundësisht me ish-ekipin e tij të Romës. Edin Dzeko mund të largohet dhe sulmuesi mund të jetë një mundësi reale. 

Sulmuesi la ekipin e Romës verën e kaluar dhe shkoi në Kinë. Ai u bë një nga lojtarët më të paguar në Kinë, pasi ka një kontratë që përfiton 14 milionë euro në sezon.

Gazzeta dello Sport shkruan se lojtari është gati të heqë dorë nga kontrata e tij e jashtëzakonshme për t’iu bashkuar sërish italianëve. Lojtari do të lërë ekipin e Shanghai Greel;and Shenhua pasi duket se është mërzitur nga jetesa në Kinë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit