Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Brazilit në Formula 1, duke u rikthyer te suksesi pas gati 5 muajsh. Një triumf i jashtëzakonshëm i kampionit të botës, që përveçse bëri një paraqitje të mirë e të kujdesshme pati edhe fat për shkak të shiut dhe flamurit të kuq në mesin e garës.
Ai arriti të lërë shumë pas rivalin e tij për titull, Lando Norris me McLaren, që e mbylli garen në vendin e 6-të. Për pasojë, diferenca në renditje ms dy pilotëve është 62 pikë, ndërkohë që kanë mbetur edhe tri gara nga mbyllja e botrërorit. Një goditje e rëndë për Norris, që e niste garën nga “pole position”, por zhgënjeu.
Në vendin e dytë dhe të tretë u ngjitën dy makinat Alpine, me Alexander Albon që la pas shokun e tij të skuadrës Esteban Ocon. Ata bënë një garë të mirë në një pistë të lagur, duke përfituar nga situatat e krijuara. Në vendin e katërt u klasifikua George Russell me Mercedes e pas tij Charles Leclerc me Ferrari (i pesti).
Gara e Interlagos iahte vërtet e çmendur, zhvilluar në një pistë të lagur për shkak të shiut, aksidenteve të shpeshta dhe një flamuri të kuq që ndali garën në mesin e saj. Ky ishte momenti kyç i garës, pasi Verstappen, që nuk i kishte ndërruar gomat e bëri këtë gjë pa humbur kohë kur gara kishte ndalur. Ndërsa rivalët e tij e kishin bërë më herët këtë gjë.
Më pas, per holandezin ishte e lehtë të dilte në krye të garës dhe ta mbronte atë për gati 30 xhiro, ndërkohë që Norris bëri një gabim dhe humbi mjaft terren. Një fitore që mund të ketë shije titulli për holandezin, që e nisi atë nga vendi i 17-të dhe në fund arriti të triumfojë. Në zonën e pikëve edhe Tsunoda (i shtati), Piastri (i teti), Lawson (i nënti) the Hamilton (i dhjeti).