Fati i Rabiot lidhet me Casemiro?! Ditët e fundit mund të ndodhë çudia

4 Shtator 2024
19:56
Telesport
back button

Jo vetëm Victor Osimhen. Galatasaray përgatit një goditje tjeter të papritur. Ditët e fundit, klubi turk e priti me eufori të madhe nga tifozët sulmuesin tashmë të margjinalizuar nga Napoli. Një shtesë që vjen si huazim nga skuadra napolitane por me klauzolën që mund të ulet edhe sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, skuadra e Stambollit nuk dëshiron të ndalet dhe në orët e fundit do të kishte kërkuar nga Fiorentina për Lucas Beltran, por mori një jo të fortë nga vjollcet.

Megjithatë, në mesfushë, ideja është të shënohet një tjetër goditje shumë e rëndësishme. Sipas asaj që raporton ESPN, Galatasaray në fakt ka vënë në shënjestër Casemiron i cili po mundohet shumë te Manchester United dhe gjithashtu ka marrë disa kritika për disa nga paraqitjet e tij nën pritshmëritë. Në ndeshjen e fundit kundër Liverpool-it ai bëri dy gabime të cilat i kushtuan skuadrës së tij dy gola.

Man’ United po mendon për Rabiot
Në rast se mesfushori i kombëtares braziliane do të largohej nga Premierliga, Djajtë e Kuq do të merrnin masa duke synuar një lojtar pa kontratë. Klubi i Mançesterit do të mendonte për mesfushorin francez Adrien Rabiot, i liruar pas aventurës së tij të fundit në Serinë A me fanellën e Juventusit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit