Favre-Dortmund, thuajse ka mbaruar “dashuria”! Verdhezinjtë kontaktojnë dy pasues

27 Maj 2020
14:11
Telesport
back button

Humbja ndaj Bayern Munich, gara për titull e kompromentuar dhe eliminimi nga Champions League kanë bërë që e ardhmja e Lucien Favre të lëkundet…

“Do të flas pas disa javësh…”, u shpreh ai për mediat pas humbjes 1-0 ndaj kampionëve të Gjermanisë, duke shtuar se “qëndroj i qetë dhe kam besim te vetja”.

Niko Kovac, Lucien Favre, Julian Nagelsmann and the Bundesliga's ...

Favre, 62 vjeç, ka ende një vit kontratë me Borussia Dortmund. Sipas asaj që ka shkruar “Bild”, verdhezinjtë kanë kontaktuar Niko Kovac, i shkarkuar në nëntor nga Bayern. Një tjetër kandidat për pankinën është Julian Nagelsmann, por që është i lidhur me një kontratë deri në vitin 2023 te Leipzig.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit